Veton Tusha është zyrtarizuar si afrimi më i fundit i NK Celje. Sulmuesi 23-vjeçar i ka dhënë fund eksperiencës së tij te Drita e Gjilanit, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën në Slloveni.
Me skuadrën e re, Tusha ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2029. Për transferimin e tij, Celje ka paguar 250 mijë euro.
Të lidhura
None found
Gjatë karrierës së tij, 23-vjeçari e ka nisur rrugëtimin te Vardari. Më pas ai ka qenë pjesë e Denizlispor, Nieciecza, Ballkani dhe Dinamo City në Superioren e Shqipërisë.
Ndërkohë, NK Celje mund të vendoset përballë Egnatias në turin e dytë të UEFA Champions League. Një skenar i tillë bëhet realitet nëse rrogozhinasit arrijnë të eliminojnë moldavët e FC Petrocub në raundin e parë kualifikues.
