Policia përmes një njoftimi zyrtar ka dhënë më shumë detaje mbi gjetjen e trupit të 34-vjeçarit, Eglant Koçi i cili u zhduk dy javë më parë. Policia bën me dije se trupi është gjetur në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush.
Sipas njoftimit trupi është gjetur në proces dekompozimi, ndërsa po vijojnë hetimet mbi zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.
Të lidhura
None found
“Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.”, sqaron policia.
Si u zhduk Eglant Koçi?
Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj.
