Prokuroria bullgare: Shoferi i autobusit ka bërë dy shkelje (VIDEO)

Aksideti tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut sipas hetimeve të deritanishme është shkaktuar si pasojë e dy gabimeve të vozitësit, shpejtësia dhe kontrolli mbi automjetin. Kështu kanë deklaruar udhëheqësi i hetimeve Marin Marinov dhe Profesori Stanimir Karapetkov, për televizionin bullgar NOVA. Sipas tyre për momentin nuk ka parakushte për të kërkuar përgjegjësi penale për ndonjë person tjetër.

Marin Marinov, udhëheqësi I hetimeve

“Nuk ka parakushte për ngritjen e përgjegjësisë penale për person tjetër që lidhet me shkak-pasojë. Përgjegjësia kryesore është e vozitësit të autobusit. Nga ana e tij janë konstatuar së paku dy shkelje – shpejtësia dhe kontrolli mbi automjetin”

Stanimir Karapetkov, profesor

“Dëshmuam se autobusi ka lëvizur me rreth 108 kilometra në orë, nga 90 sa lejohet. Rruga ka qenë e lagësht. Kemi vërejtje për infrastrukturën rrugore, por kjo nuk ishte vendimtare për këtë tragjedi”.

Profersori Karapetkov, ka hedhur posht versionin se vozitësi ka gabuar dhe është kthyer drejt daljes së rrugës. Megjithatë, sqaroi se rreth 100 metra para daljes nga rruga, vozitësi përnjëherë ka kthyer në të djathë.

Stanimir Karapetkov, profesor

“Atëherë autobusi godet në rrethojën që depërton rreth tetë metra në brendësi të autobusit. Vozitësi menjëherë fillon të frenojë dhe ka gjurmë të gjata frenimi. Vozitësi rrotullon timonin në të majtë dhe shkon drejt mburojave mes dy korsive. Autobusi çau mburojën dhe vazhdoi të lëvizë rreth 30 metra mes të dyjave. Autobusi ka marrë flakë menjëherë pasi ka përplasur rrethojën e parë mbrojtëse”.

Hetuesi Marinov ka sqaruar se dyert e autobusit nuk janë hapur menjëherë, por dera tek shoferi i autobusit është dëmtuar dhe ajri që ka hyrë ka ndezur zjarrin.

Sipas hetuesve, viktimat që kanë qenë në ulëset e para kanë humbur jetën menjëherë. Krahas kësaj, është konstatur se autobusi ka qenë më i vjetër se sa thuhej paraprakisht, dhe nuk ka pasur lëndë djegëse në autobus.


Shtuar 7.02.2022 19:18