Priti dje “çunat e Londrës”, Rama publikon pamjet e veçanta nga Kukësi (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme u inagurua aeroporti i Kukësit me pasagjerë të cilët fillimisht u ulën në Rinas dhe më pas udhëtuan me “Air Albania” drejt Kukësit.

Sot kryeministri Rama e ka nisur ditën me pamje nga inagurimi I këtij aeroporti I cili pritet të nisë punë muaj më vonë ndërkohë sot nisin zyrtarisht testimet ndaj tij.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto dy foto nga çasti i hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”- shkruan Rama në Facebook./albeu.com/

 


Shtuar 19.04.2021 09:26