Nipi i Enver Hoxhës voton PD? Rezarta Shkurta: Më ka mashtruar burri gjithë këto vite

Tema më e nxehtë që po përflitet është databaze e PS me të dhënat e shqiptarëve të grumbulluara në shkelje me ligjin nga patronazhistët e PS.

Tashmë e gjithë databaza është publike dhe secili prej nesh mund të kontrollojë se kush na përgjonte për bindjet  tona partiake dhe jo vetëm.

Edhe Rezarta Shkurta ka qenë një ndër kuriozet për të mësuar patronazhistin e saj dhe të bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Por bindja e tij partiake ka habitur edhe vetë Shkurtën. Në këto lista, Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit, figuron simpatizant i PD.

“Hajde besoji burrit. Gjithë këto vite më paska mashtruar.”, shkruan me ironi krah fotos Rezarta Shkurta, e cila nuk ka nguruar të bëjë publik edhe emrin e patronazhistit i cili është Aleksandër Buca./albeu.com/