Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë konferencës për shtyp mbi situatën në Afanistan pas takimit të G7 është shprehur se mbrojtja e afganëve është një detyrë morale.
Më tej tha se, shumica e stafit të Bashkimit Europian me bazë në Afganistan, përfshirë afganët, janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit.
“Situata është me të vërtetë një tragjedi për popullin afgan dhe është një pengesë e madhe për bashkësinë ndërkombëtare”, tha ajo.
Për çështjen e migrimit, Von der Leyen thotë se gratë, veçanërisht ato të arsimuara, gazetarët, punonjësit e të drejtave të njeriut, mësuesit, gjyqtarët dhe juristët, janë një përparësi.
“Për të mbrojtur këta më të prekshmit, është qartë një çështje e bashkëpunimit global dhe duhet të trajtohet si e tillë që në fillim. Këta njerëz nuk duhet të bien në duart e kontrabandistëve, ata kanë nevojë për rrugë të sigurta”, tha presidentja e KE./albeu.com