Presidenti Vuçiç paralajmëron vizitë në Moskë: Do takoj Putinin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se do të shkojë në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vuçiç deklaroi gjithashtu se vizita e tij në kryeqytetin rus do të zhvillohet më 24 nëntor dhe shtoi se është mjaft nervoz për këtë takim, megjithëse nuk e ka për herë të parë.

Sipas tij, ky takim pritet të jetë frutdhënës për të dy vendet.

“Çdo ditë ne përgatitemi për atë takim, ndjekim se si rusët arritën një marrëveshje për gazin. Sot çmimi i gazit është përsëri i lartë. Gjermania e ka rritur çmimin e gazit për qytetarët për 18.7 për qind”, tha Vuçiç. “Disa vende të rajonit paguajnë 250 euro për megavat orë dhe çmimi i kostos në vendin tonë është midis 50 dhe 57 euro. Imagjinoni që ne të paguajmë pesë herë më shumë për importe. Nuk mund ta duroni”, theksoi Vuçiç.

I pyetur për takimin në Washington me rastin e Samitit për Demokracinë, Vuçiç tha se konferenca është planifikuar të jetë mbahet në mënyrë virtuale. “Pres të dëgjoj shumë, të mësoj dhe të marr informacione të rëndësishme në atë takim”, tha Vuçiç./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 15:32