Presidenti i ri, Meta bisedë telefonike me ministrin Peleshi

Teksa mazhoranca po bën të gjithëa detyrat e nevojshme për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës, dicka ka “ngecur” në procedura.

Bajram Begaj, kandidati i propozuar duhet të zhdekretohet  nga detyrat e tij në ushtri nga Meta, pasi është dekretuar pikërisht nga ky i fundit.

Të lidhura

None found

Presidenti Meta momentalisht ndodhet për nje vizitë zyrtare në Turqi dhe kjo ka ngritur shqetësimin se mund të ketë një tjetër betejë mes Presidentit aktual dhe qeverisë edhe pse Balla u shpreh se ata i kanë marrë masat.

Megjithatë presidenca ka konfirmuar se kreu i shtetit, Ilir Meta po ndjek procedurat për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri.

Sipas zëdhënësit të Presidentit, Ilir Meta “do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”.

Njoftimi:

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

4 qershor 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi. /albeu.com