Presidenti i La Liga kundër Superligës: Perez është i humbur (FOTO LAJM)

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas mendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka humbur.

Perez zgjedhur si president i Superligës Evropiane krijuar nga 12 skuadra, mirëpo UEFA dhe FIFA janë duke bërë çmos ta ndalojnë, përcjellë lajmi.net.

La Liga njësoi si të gjitha ligat e tjera ka mbështetur UEFA-n, kurse Tebas së fundmi ka thënë se Perez është i humbur.

“Në dhjetorin e 2020 kisha thënë që Florentino Perez është harxhuar, tani është i humbur. Ose futbolli është shkatërruar ashtu siç thotë ose Superliga, e cila është një ndër problemet, mund të jetë zgjidhja, është vdekja e futbollit”, shkroi ai në profilin e tij zyrtar në .

Raportimet e fundit thonë se një klub anglez është duke konsideruar largimin nga Superliga Evropiane.

Shtuar 20.04.2021 16:45