Presidenti i KE-së, Charles Michel njofton dorëheqjen nga detyra

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi planin e tij për t’u tërhequr nga posti. Kjo do të bëjë që ai të largohet përpara se mandati i tij të skadojë në fund të nëntorit.

Vendimi i tij ka shkaktuar polemika në radhët e krerëve të qeverive evropiane, pasi një largim i tillë do të rrezikonte që roli të binte përkohësisht në duart e kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban. Hungaria do të marrë presidencën 6-mujore të radhës të bllokut me 27 anëtarë më 1 korrikun e ardhshëm.

Ndërsa mandati aktual i Michel përfundon në nëntor, zgjedhjet e Parlamentit Evropian janë planifikuar për qershor. Ai pritet të udhëheqë listën e Partisë Liberale të Lëvizjes Reformiste, për të cilën ai është një ish -udhëheqës, në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

“Është përgjegjësia ime të jap llogari për punën time këto vitet e fundit dhe të propozoj një projekt për të ardhmen e Evropës.”, tha ai. “Kjo do të thotë se unë do të vazhdoja punën time si president i Këshillit Evropian derisa të betohesha eurodeputet në 16 korrik,” deklaroi ai.

Michel ka shërbyer si president i Këshillit Evropian, grupi i liderëve qeveritarë të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), që nga fundi i vitit 2019. Para përgjegjësive të tij në BE, ai shërbeu si Kryeministër i Belgjikës.


Shtuar 8.01.2024 13:32