Protestuesit përplasen me policinë pranë Ministrisë së Brendshme, tentojnë të heqin gardhin metalik: Kjo është rruga jonë!

Protestuesit janë përplasur me policinë nga hyrja e pedonales pranë ministrisë së Brendshme. Ata tentuan që të hiqnin gardhin metalik të vendosur nga efektivët për të penguar hyrjen e qytetarëve.

“Policia e krimit”, “Kjo është rruga jonë” dëgjohen protestuesit duke thënë.

Të lidhura

None found

Kujtojmë që disa prej protestuesve po qëndrojnë përpara Kuvendit ndërsa vijon seanca plenare, ndërsa një pjesë tjetër e tyre marshuan drejt komisariatit nr 4 ku ndodhen aktivistët që u shoqëruan më herët nga policia.

Qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkuan gjithashtu që edhe deputetët të dorëzojnë mandatet.


Shtuar 2.07.2026 12:17