Prej 2 marsit rezulton i zhdukur në Spanjë, nëna e 29-vjeçarit nga Vlora apel për ndihmë

Artjol Ramaj rezulton tashmë që prej datës 2 mars i humbur. E ëma denoncon për media rastin në fjalë. Sipas Valentina Ramajt djalin i saj ka shkuar në Spanjë për të punuar teksa më pas prej asaj date ka humbur çdo kontakt. E ëma deklaron se denoncimet i ka bërë edhe në policinë spanjolle si edhe shqiptare teksa këta të fundit kanë nisur kërkimet por deri më tani nuk kanë nxjerr asgjë në dritë.

Sipas saj në drejtim të Gironas në Spanjë qytet ku qëndronte djali ka shkuar tashmë bashkëshorti i saj por edhe ai s’ka mundur të zbuloj asgjë. E ëma tregon edhe telefonatën e fundit me djalin ku tregon se ai i ka telefonuar i shqetësuar teksa telefonatën e fundit e ka ndërprerë në mes dhe më pas kanë humbur çdo kontakt. Valentina Ramaj ka një apel drejtuar shtetit të bëjnë të pamundurën për të gjetur djalin e saj.

Sipas policisë dyshohet se Artjol Ramaj ka qenë punonjës në shtëpi bari teksa mund të jetë zhdukur për shkak të tregut të drogës në Girona. Dyshimet e policisë krahas rrëmbimit ekzistojnë edhe në vrasjen e 29-vjeçarit./BW/

 

 


Shtuar 23.03.2023 10:26