Portieri bëhet “hit” në Rumani (VIDEO)

Rumania rimerr skenën dhe këtë herë një portier bën gafën e vitit. Gjithçka ndodhi në ndeshjen Csikszereda-Mioveni, skuadra që po tentojnë të ngjiten në ligën e parë.

Ndeshja mbaroi me rezultatin 2-2 dhe miqtë e shmangën humbjen në minutat shtesë. Goli i shënuar në minutën e 37-të ishte ai që tërhoqi vëmendjen.

Portieri 36-vjeçar, Ladislav Rybansky, ka bërë një gafë trashanike, pasi nuk e kontrolloi dot topin dhe pasi i shpëtoi nga duart përfitoi sulmuesi i Mioveni, Stefan Blanaru, i cili me thembër e çoi topin në rrjetë.


Shtuar 7.05.2021 23:54