“Porsche” del nga rruga në aksin Shkodër-Lezhë, 3 vajza të plagosura, njëra prej tyre ukrainase

Një aksident i rëndë ka ndodhu mbasditen e së shtunës në aksin Shkodër-lezhë, pasi një makine “Porsche” me të cilën udhëtonin 3 vajza ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar  drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe  shtetasja D. N., 20 vjeçe,  të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja  I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjeksore.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë,  Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe,  ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar  drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe  shtetasja D. N., 20 vjeçe,  të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja  I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit


Shtuar 20.05.2023 19:00