Polonia ka njoftuar se planifikon të transferojë 10 tanke kryesore luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë.
Duke folur në një vizitë në Lviv të mërkurën, presidenti polak, Andrzej Duda, tha: “Një kompani tankesh Leopard do të dorëzohet si pjesë e ndërtimit të koalicionit. Ne duam që ai të jetë një koalicion ndërkombëtar.”
Transferimi do të kërkonte leje nga Gjermania, të cilës Kievi i ka bërë presion veçmas për të furnizuar me Leopard 2.
Megjithatë, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë kërkese nga aleatët për të dërguar tanket në Ukrainë.
Çështja e furnizimit me tanke në Ukrainë është bërë qendra e një raundi të furishëm të diplomacisë së fundit, pasi një numër vendesh kanë ushtruar presion mbi kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për të lejuar furnizimin me Leopard 2./Albeu.com.