Rusia i mbylli rubinetin, reagon Bullgaria: Gazi po përdoret si armë politike

Ka reaguar Bullgaria pas lajmit se Rusia po ndërpret plotësisht furnizimin me gaz për të dhe Poloninë, pasi të dy vendet refuzuan të fillojnë të paguajnë për dërgesat në rubla.

Bullgaria thotë se ka paguar tashmë plotësisht furnizimet e gazit të prillit dhe ka akuzuar Gazprom për shkelje të kontratës së saj.

“Për momentin, gazi natyror po përdoret më shumë si një armë politike dhe ekonomike në luftën aktuale,” tha ministri bullgar i energjisë Aleksandër Nikolov.

Ai shtoi se Bullgaria është duke ndjekur qëndrimin e BE-së që është që vendet të mos i nënshtrohen kërkesave ruse për të filluar pagesën e gazit në rubla./albeu.com