Policia e “Kosheres” ka ndaluar Sazan Gurin. Cila ishte arsyeja? Policët kanë marrë informacion se ka marrë flakë Sazani por në fakt, bëhej fjalë për ishullin. Megjithatë, Guri thotë se nuk duhet të ndalojnë atë por personat që sipas tij, qëndrojnë pas zjarrit që përfshiu ishullin.
Pjesë nga biseda:
Polici: Çfarë ke pse merr flakë?
Guri: Unë me të vërtetë nxehem por nuk marr flakë. Me kë më ngatërron?
Polici: Merr apo jo. Qendra tha se ka marrë flakë Sazani. Pse i gënjen njerëzit.
Guri: Ore jam Sazan Guri njeriu, jo ishulli.
Polici: Pse ia ke vënë flakën ishullit tënd.
Guri: Me kë më ngatërron. Shko, gjeni piromanët që para se të ndërtojnë atë që duan i djegin pyjet. Pse nuk kap ata ti, ça ke me mua?
Polici: Çfarë pune bën ti?
Guri: Unë jam inxhinier, ambientalist, ekologjist.
Polici: Çfarë do të thotë kjo?
Guri: Mbroj natyrën. E dua natyrën, jam dashnor i natyrës. I dua njerëzit, natyrën, kafshët dhe shkencën. Ik dhe ndalo piromanët, qeveritarët dhe biznesmenët që “vranë” drutë e pyllit sepse duan të ndërtojnë diçka nesër. Unë jam ai që mbroj. Sazan shkëmb, gur, gur që nuk merr flakë kurrë./abcnews.al