Policia maskohet si babagjysh për të shkatërruar bandën e drogës(VIDEO)

Një grup oficerësh nga Peruja, ku njëri prej të cilëve ishte maskuar si Santa Claus për të kaluar “pa u vënë re”, shkatërroi një bandë trafikantësh droge në një qytet në Veri të Limës.

Prej disa kohësh, policia ka shpërqendruar shpesh kriminelët e dyshuar me maskime dhe operacione të kryera në data të veçanta.

Një agjent i veshur me kostumin e Santa Claus, theu derën e shtëpisë me një çekiç dhe arrestoi një prej të dyshuarve.

Oficerët e policisë surprizuan dy person që po shisnin marijuanë në një shtëpi në Urale, raportojnë mediat e huaja.

“Oficeri u vesh si Santa Claus për të kaluar pa u vënë re në këtë lagje të rrezikshme. Ai nuk hyri nga oxhaku, por nga dera. Strategjia jonë ka qenë e suksesshme”, u tha gazetarëve koloneli Walter Palomino, kreu i njësisë së narkotikëve të policisë peruane.

Në total u sekuestruan 600 doza kokaine, 159 thasë marijuanë dhe 31 thasë të tjera hidroklorur kokainë, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.


Shtuar 25.12.2023 12:42