Njëri në kërkim për drogë, tjetri për mashtrim, arrestohen në Rinas polaku dhe turku

Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë finalizuar operacionin e koduar “Gate”.

Si rezultat u kanë në Rinas dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, një shtetas polak dhe një shtetas turk, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit u arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit:

Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak;

O.O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë./albeu.com


Shtuar 25.12.2023 12:27