Policia i “prish” festën qytetarëve, një Ditë Vere ndryshe nga çdo vit tjetër

Mbrëmjen e sotme në Shqipëri festohet Dita e Verës. Zakonisht në vitet e kaluara, qytetarët mblidhen në sheshe dhe festojnë, por mbrëmjen e sotme ata janë shpërndarë nga policia.
 
Efektivët e rendit në Elbasan, pavarësisht festës kanë kërkuar respektimin e orarit të karantinës.
 
Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, pritet që situata të jetë shumë ndryshe dhe të mos kalohet si gjithmonë me ballokume, këngë dhe festime. /albeu.com/

Shtuar 13.03.2021 10:03