Policia i ka shpallur në kërkim, Ylli Manjani: Mafiozët e inceneratorëve janë këtu, jo në Uashington e Londër

Ndërsa bosët e inceneratoëve nga Klodian Zoto e Mirel Mertiri, janë shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë me një reagim në Facebook, duke mbajtur çështjen në vëmendje.

Manjani shkruan se mafia e inceneratorëve nuk ndodhet jashtë vendit, në SHBA e Britani, por në Shqipëri dhe shkruan se nuk duhet të lodhemi duke përmendur e dëgjuar këtë fjalë, pasi qëllimi i tyre ky është, të harrohen.

Ndër të tjera ai shkruan se  inceneratorët janë prova publike të mafias në pushtet.

Postimi i Ylli Manjanit:

Ore prapë po them: IN-CE-NE-RA-TO-RËT!

Aty fle lepuri!

Kontratat për 3 incenerarorë, ku vetëm njëri u bë edhe ai nuk punon, janë vjedhje.

Fshehja e tatimeve dhe taksave me paratë e përfituar nga vjedhja e parë, është vjedhja e dytë që i bëhet këtij shteti e këtij mileti!!! Ky i fundit ftohet të harrojë mendjen me nongratëllëqe….

Më tej akoma, futën në skemë pleq nga azili dhe të vdekur të cilët kanë blerë beton, hekur e naftë tek firmat e njohura si “oligarkët”. Kanë blerë edhe vaj, sheqer e ushqime për inceneratorët…

Pleqëria e përfshirë në skemë as që e ka idenë!!!

Mafie e pastër!

E ulur këmbëkryq në Shqipëri. Jo në Uashingon, as Bruksel e as në Londër. Këtu ore këtu, në Shqipëri.

Inceneratorët. S’ka temë tjetër.

U bezdisët nga përsëritja e kësaj fjale?!

Nëse po, ju kujtoj se qëllimi i mafies në pushtet është ta harroni këtë temë!

Ai ofron teatër me ambasada e nongratëllëqe. Ju ofron lojra e divertimente që të harroni mafien. Mafien që po vret shqiptarët çdo ditë.

Unë do ta përsëris.

Do insistoj deri në dhimbje.

Inceneratorët janë prova publike e mafies në pushtet!

Vrasjet për larje hesapesh janë pasoja më e dhimbshme e politikës mafioze.