Policia gjeti 6 herë drogë në kontenierët e tij me banane, lihet në burg Eduart Dauti

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që administratori i firmës “Alba Exotic Fruits”, Eduart Dauti, të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

GJKKO ka miratuar vendimin e arrestit me burg ndaj administratorit të kompanisë së bananeve, pasi ndaj tij SPAK ka ngritur  akuzat për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Ai u arrestua 3 ditë më parë pasi prej 8 muajsh ishte shpallur në kërkim pasi në konteinerët e kompanisë së tij gjatë vitit 2021 u kapën dhe sekuestruan 5 herë kokainë. Në total autoriteet sekuestruar rreth 43.5 kg kokainë të fshehura në arkat me banane e që vinte nga Ekuadori.

Ngarkesa e parë u zbulua 13 Korrik kur në pranga përfundoi menaxheri i kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’, Bajrom Gumeni dhe u shpall në kërkim Eduart Dauti. Nisur nga ngarkesat e shumta të zbuluara në konteinerët e kësaj kompanie dhe me dyshimin se pas sasive me kokainë fshihej një grup i strukturuar i trafikut të drogës, dosja  i kaloi SPAK.

Pas marrjes në dorë të kësaj çësjtjeje më 15 tetor të vitit që lamë pas, struktura antikorrupsiom i kerkoi gjykatës sekuestrimin e kompanisë  ‘Alba Exotic Fruit’, kërkeë të cilën GJKKO e miratoi. Ky vendim erdhi 3 ditë pasi në konteinerët e kësaj kompanie u sekuestrua një tjetër ngarkesë prej 10.2 kg kokaine.

Kujtojme se me 27 Gusht të vitit 2019 po në konteinerët e kësaj kompanie u gjetën 137 kg kokainë. Në ate kohe në pranga përfunduan 3 persona por nga hetimet nuk provuan se sasia i përkiste ‘Alba Exotic Fruit’ , e për këtë fakt çështjet janë hetuar të ndara.