Policia bastis shtëpinë e deputetit të VMRO- DPMNE-së

Mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth orës 05:30, Policia Financiare ka bastisur shtëpinë e deputetit të VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, Jovan Jaulevski.

Ka qenë vetë deputeti Jaulevski që ka njoftuar bastisjen e shtëpisë përmes një postimi në rrjete sociale.

“Nuk kemi frikë nga ju, sot do të përfundojë regjimi hibrid! Nga ora 05:30 deri në këtë moment Policia Financiare më ka bastisur shtëpinë dhe e ka kontrolluar!” ka deklaruar ai./albeu.com