Pocesta: Presioni i BDI-së ndryshoi rezultatin

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të Komunës së Dibrës, Bekim Pocesta ka komentuar procesin zgjedhor në këtë komunë.

Pocesta akuzon BDI-në për përfshirje të strukturave të qeverisë në procesin zgjedhor, ndërsa thotë se do të bëjnë analizë të procesverbaleve nga vendvotimet.

Të lidhura

None found

“Pas dy fitoreve të pastra, edhe në raundin e parë edhe në rivotim, sigurisht që nuk e prisnim këtë zhvillim, duke pasur parasysh vërsuljen e gjithë Qeverisë me gjithë strukturat e veta, na len të dyshojmë se nga arritën ata t’i shtojnë kaq shumë votat e tyre. Ngelet që të bëjmë analizën e të gjitha procesverbalet, ditën e nesërme të dalim me deklaratë oficiale“, tha Pocesta./alsat


Shtuar 15.11.2021 07:30