Po vjen nga DETI! Tërbohet moti në Vlorë, autoritetet ndalojnë lundrimin e mjeteve për shkak të erës së fortë dhe dallgëve (VIDEO)

Dallgët dhe era e fortë kanë bërë që të pezullohen të gjitha lundrimet Vlorë.

Autoriteti portual në Vlorë ka dhënë alarmin për përkeqësimin e motit, ndërsa ka urdhëruar që asnjë anije peshkimi mos dalë në det të hapur për shkak të dallgëve dhe stuhive detare.

Siç shihet edhe nga videot e mbërritura në redaksinë e AlbEu.com, deti duket i egërsuar për shkak të dallgëve të larta të krijuara si pasojë e erës së fortë.

Ndërkohë që pritet që jatë ditëve në vijim të kmei përkeqësim të motit në të gjithë territorin.

 


Shtuar 20.10.2023 10:37