Po udhëtonte me “bishën” luksoze, kapet në Itali shqiptari me 300 mijë euro kokainë

Policia italiane ka dërguar pas hekurave një të ri shqiptar, pasi në makinën e tij ju gjet 1 kilogram kokainë.

Sipas mediave  italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u ndalua nga policia teksa ishte duke udhëtuar me një makinë sportive luksoze, një Audi A4 Rs.

Karabinierët ndaluan shqiptarin në dalje të autostradës Sarzana për shkak të mjetit luksoz, por sjellja nervoze e shoferit bëri që ata të kontrollonin me imtësisht mjetin.

Pas kontrollit, policia arriti të gjente të fshehur sasinë e kokainës, e cila nëse do të hidhej në treg do kapte vlerën e 300 mijë eurove.

Nga hetimet e policia italiane rezulton se shqiptari ka qenë ndërlidhës për lëndën narkotike, pasi droga mendohet se kishte ardhur nga Italia veriore dhe kishte destinacion tregun lokal në La Spezia, në Val di Magra në provincën e Massa Carrara.


Shtuar 2.05.2021 20:29