Na ndan dhe gati 1 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, teksa kryedemokrati Lulzim Bsha ka publikuar librin e tij të parë.
Libri i kryetarit të opozitës titullohet “Misioni Im”. Si duket, nëpërmjet këtij libri, Basha u bën një ftesë publike shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër. Ky libër kushton 1000 lekë.
Më herët, në vitin 2011 edhe kryeministri Edi Rama, aso kohe kryetar i opozitës botoi librin ‘Kurban’.