Pesë fëmijë në Australi kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar pasi kanë rënë nga një kështjellë lodre, e cila u ngrit në ajër nga era së bashku me të miturit.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në një ditë argëtimi në një shkollë fillore në Devonport, Tasmania.
Policia tha se fëmijët kishin rënë nga 10 metra, dhe mes viktimave ishin vajza dhe djem.
Autoritetet nuk dhanë moshën e tyre, por thanë se të gjithë ishin në klasat e pesta ose të gjashta, pra fëmijë të moshës 10-12 vjeç.