Po kalonte rrugën kryesore Tiranë-Durrës, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Këtë të mërkurë, një aksident ka ndodhur në rrugën kryesore Tiranë-Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Makina ka përplasur këmbësorin në momentin kur ky i fundit, ka kaluar të kalojë rrugën dhe trafikndarësen.

Policia sqaron se drejtuesi i automjetit ka mundur të frenojë në kohë, por pa mundur të shmangë goditjen e këmbësorit.

I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi:

“Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21-vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70-vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.


Shtuar 7.02.2024 10:02