Po gjykohet si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, SPAK tërheq aktet për Erion Alibejn

Prokuroria e Posaçme ka tërhequr dosjen në ngarkim të Erjon Alibejt në procesin që po mbahet në gjykatë për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit.

Për zbardhjen e këtyre ngjarjeve fillimisht prokuroria e Elbasanit ka bashkëpunuar me Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që kanë treguar se ekzekutimet janë urdhëruar nga Erjon Alibej.

Por thëniet e tyre janë të ndryshme nga dy dëshmitarët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhajt.

Hetuesit pritet ta bashkojnë në një dosje të vetme ku kanë dyshime që Alibej të jetë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.


Shtuar 18.10.2022 13:01