Po bënte palestër, vdes papritur 25 vjeçari në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 25 vjeçar i cili ishte duke bërë palestër ka gjetur vdekjen në mënyrë të papritur.
Ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar vdekjen e këtij të riu por palestra aktualisht është e mbyllur.

I riu ka qenë i apasionuar pas palestrës dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë marrë stimulantë, për të rritur performancën gjatë strërvitjes.

Vijojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, që ka shokuar dhe personat e tjerë që kanë qenë të pranishëm në palestër.

Shtuar 24.03.2021 01:03