Plagoset minatori në Bulqizë, e nisin me helikopter drejt Tiranës

Nuk janë të rralla herët kur minatorët në Bulqizë përfundojnë të plagosur për shkak të kushteve të vështira në të cilat punojnë.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme pasi një minator është plagosur në një galeri në minierën e Bulqizës.

Mësohet se i plagosuri është dëmtuar nga një gurë që i ka rënë në trup. Për shkak të plagëve të marra, minatori është transportuar drejt spitalit të Traumë në Tiranë, me anë të një helikopteri.

Raportohet se i plagosuri megjithëse ka marrë plagë të rënda është jashtë rrezikut për jetën.

Shtuar 24.03.2021 01:03