Një tjetër bebe i shtohet familjes mbretërore, s’do ta besoni ku ka lindur

Familjes mbretërore i është shtuar një tjetër bebush. Mbesa e mbretëreshës, Zara Tindall, ka sjellë në jetë një djalë. Ky është fëmija i tretë për familjen dhe e kanë pagëzuar me emrin Lucas Philip Tindall.

Madje fëmija nuk ka ardhur në jetë ashtu siç mund të mendonim. I vogli nuk ka lindur në klinikën e preferuar të familjes mbretërore, për shkak se nuk erdhi ashtu siç ishte planifikuar. Lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës e bëri të ditur Mike Tindall. Ky i fundit ka treguar se bashkëshortja e tij lindi në dyshemenë e tualetit.

“E diela u bë edhe më e mirë për mua sepse një djalë i vogël erdhi në shtëpinë time!Për fat të mirë mamia që do të na ndiqte në lindje, në spital nuk ishte aq larg nesh kështu që ajo erdhi menjëherë me makinë”, tregoi Mike Tindall.

Lucas ka ardhur në jetë papritur, aq sa ata nuk kanë pasur mundësi që të shkonin në spital. Mike tregoi se ai ia ka prerë vetë kordonin djalit të tij dhe me këtë rast shijoi pak kontakt lëkurë më lëkurë me të birin.

Kujtojmë se çifti Tindall kanë edhe dy fëmijë të tjerë, Mia 7 vjeçe dhe Lena 2 vjeçe. Ata të dy ajnë martuar me njëri-tjetrin që në vitin 2011.


Shtuar 24.03.2021 12:59