Plas dhuna në Greqi, tifozeritë e dy ekipeve futen brenda në stadium (VIDEO)

Tensionet gjatë ndeshjeve të futbollit në kampionatin grek, nuk kanë të sosur dhe këtë herë dhuna ka zbritur në kategorinë e tretë në takimin Panionos-Iliupoli.

Në një kohë kur stadiumet janë bosh për shkak të pandemisë, tifozët kanë gjetur mënyrën për të mbështetur skuadrën edhe në rrethinat e impiantit.

Të lidhura

None found

Megjithatë, situata ka dalë jashtë kontrollit kur dy tifozëritë janë përballur jashtë stadiumit dhe kanë nisur përplasjet, sipas mediave greke kishte edhe sulme me thikë. Pavarësisht se forcat e rendit e qetësuan situatën, nuk ndodhi kështu brenda fushës së blertë.

Pas futjes në stadium, tifozët e Panioniosit, u lëshuan me vrap ndaj tifozëve kundërshtarë në stadium, duke u përplasur me ta. Grushtet dhe shqelmat ishin prezente në sherr, teksa duhej një numër i madh policësh për të qetësuar situatën.


Shtuar 11.05.2021 20:29