Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me informacionet për planifikimin e një atentati ndaj kryetarit të LDK-së në Kosovë Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të partisë.
Si rrjedhojë policia e Kosovës njofton se ka konfirmuar se është duke hetuar rastin.
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar se drejtoria kompetente ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë”, thuhet në këtë njoftim.
Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.
Burime të Gazetës Express, kanë treguar se këto informacione janë konsideruar jashtëzakonisht të besueshme dhe krerët e LDK’së kanë vendosur t’i njoftojnë organet e rendit./Albeu.com/