SPAK “arrin” te Kadastra, Lorena Goxhobelli dhe Martin Kala në qendër të dyshimeve për tjetërsimin pronash

Kadastra shqiptare duket se po hyn në një nga fazat më të errëta të hetimit nga drejtësia. Sipas burimeve, SPAK ka zgjeruar verifikimet mbi hallkat drejtuese të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në disa qytete kryesore, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin dhe Vlorën, ndërsa në qendër të dyshimeve janë skema të mbivendosjes së pronave, legalizimeve të paligjshme dhe përdorimit të institucionit në funksion të grupeve kriminale dhe interesave të mëdha të ndërtimit.

Në këtë panoramë të rëndë, një nga emrat që del në fokus është drejtoresha e përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli dhe Martin Kala, drejtori i ASHK Drejtoria Vendore Rurale 1 Tiranë, një nga degët më të rëndësishme të Kadastrës për shkak të territorit që mbulon, konkretisht për zonat rurale dhe periferike të Tiranës, ku vitet e fundit vilat luksoze dhe projektet e mëdha të ndërtimit kanë rritur në mënyrë marramendëse vlerën e çdo parcele.

Të lidhura

None found

Martin Kala, ish-funksionar i LSI-së, u vendos në krye të kësaj drejtorie pa një profil të njohur publik në fushën e pronave apo një karrierë të spikatur profesionale që të justifikonte drejtimin e një institucioni ku një firmë mund të vlejë miliona euro.

Raportimet e fundit për hetimet e SPAK ndaj Kadastrës flasin për një problem strukturor, jo për raste të izoluara, gjë që ngarkon në mënyrë direkte me përgjegjësi edhe drejtoreshën e përgjithshme të ASHK-së, Lorena Goxhobelli.

Në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, dyshohet se zyrtarë të niveleve drejtuese dhe specialistë të ASHK-së kanë bashkëpunuar me sekserë, noterë dhe përfaqësues të grupeve të interesit për të mundësuar legalizime në kundërshtim me ligjin, mbivendosje pronash dhe kalime pronësie me dokumente të dyshimta.

Brenda këtij sistemi, ASHK Rurale 1 Tiranë ka një peshë të veçantë. Kjo drejtori mbulon disa nga zonat më të kërkuara për ndërtim dhe zhvillim, përfshirë territore pranë TEG-ut, Farkës, Lundrës dhe zonave të tjera ku çmimi i tokës është shumëfishuar. Aty ku qarkullon toka, qarkullon edhe paraja. Dhe aty ku qarkullon paraja, Kadastra bëhet porta kryesore e legalizimit të pasurisë.

Burime dhe të dhëna të siguruara nga redaksia ngrenë dyshime se nën drejtimin e Martin Kalës, Hipoteka Rurale 1 nuk ka funksionuar vetëm si institucion administrativ, por si një mekanizëm ku dosjet lëviznin sipas interesit. Qytetarët e thjeshtë përballeshin me radhë, kthime përgjigjesh, vonesa dhe dokumente që humbnin nëpër zyra, ndërsa persona të lidhur me biznesin, ndërtimin dhe politikën dyshohet se merrnin zgjidhje të shpejta.

Në duart e drejtuesve të tillë, Kadastra nuk është më arkivë pronash, por një “noteri” paralele. Aty ku kufijtë e pronave ndryshojnë, legalizimet bëhen me firmë të shpejtë dhe dokumentacioni i dyshimtë merr vlerë ligjore, prona publike dhe private rrezikon të tjetërsohet pa zhurmë, por me pasoja të mëdha për qytetarët.

Në qendër të dyshimeve për Tiranën rurale qëndron pikërisht roli i Martin Kalës. Ai ishte njeriu që mbante firmën, kontrollonte vendimmarrjen dhe kishte akses mbi dosjet më të ndjeshme të pronës. Për këtë arsye, çdo vendim i firmosur prej tij për prona në zonat me vlerë të lartë tregu duhet të kalojë në sitën e SPAK.

Dyshimet bëhen edhe më serioze kur në disa raste prona në zona si Farka dhe rrethinat e saj rezultojnë të lidhura me njerëz të afërt të drejtorit Martin Kala. Kjo ngre pikëpyetje të forta për konflikt interesi dhe për përdorimin e funksionit publik në favor të rrethit familjar apo personave të besuar. Nëse qytetarët presin me dekada për njohjen e pronës, si ka mundësi që njerëz pranë drejtuesve të Kadastrës shfaqen në zona ku toka është kthyer në pasuri miliona euro?

Një tjetër hallkë që kërkon hetim lidhet me vëllain e tij, Admirim Kala, ish-kandidat për deputet i LSI-së dhe pronar i kompanisë LACONICS shpk. Në objektin e veprimtarisë së kësaj kompanie përfshihet asistimi dhe ndërmjetësimi në shitje-blerje pasurish të paluajtshme, si dhe asistenca në procesin e regjistrimit të pronave. Pra, kompania e vëllait operon pikërisht në fushën ku Martin Kala kishte pushtetin institucional.

Kjo lidhje është shumë më tepër se një rastësi administrative. Njëri vëlla drejtonte një nga zyrat më të rëndësishme të Kadastrës në Tiranë, ndërsa tjetri kishte një kompani që ofronte asistencë për regjistrim pronash dhe ndërmjetësim në pasuri të paluajtshme. Kjo është një urë e drejtpërdrejtë interesi që kërkon verifikim të thelluar nga organet ligjzbatuese.

LACONICS shpk, përveç fondeve të përfituara nga skemat e startup-eve, rezulton të ketë marrë edhe 12 kontrata publike vendore me vlerë totale 34.125.700 lekë. Këto kontrata shtojnë nevojën për të verifikuar jo vetëm burimin e të ardhurave, por edhe lidhjet institucionale, marrëdhëniet me pushtetin vendor dhe mundësinë e përfitimit indirekt nga pozicioni publik i familjarit në Kadastër.

Ndërkohë, Admirim Kala figuron edhe ortak në një holding të regjistruar në Tiranë në tetor 2025, së bashku me dy shtetas italianë. Sipas të dhënave paraprake, këta të fundit kanë vepruar në Itali në tregun e Superbonus, një sektor i goditur nga kriza dhe hetimet e Guardia di Finanza, me raste sekuestrash të mëdha në zona si Sirakuza dhe Salerno. Kjo linjë kërkon një hetim më vete, por e bën edhe më të rëndësishëm kontrollin mbi rrjetin ekonomik që rrethon familjen Kala.

Hetimet e SPAK ndaj Kadastrës nuk mund të kufizohen vetëm te një emër apo një qytet. Raportimet flasin për një skemë më të gjerë, ku Durrësi, sidomos zona e Gjirit të Lalzit, është cilësuar si një nga pikat më problematike për legalizime dhe tjetërsime pronash. Elbasani po ashtu përmendet për dyshime mbi ryshfete në legalizime dhe përdorim të Kadastrës në interes të grupeve kriminale.

Por Tirana mbetet nyja kryesore. Sepse në periferi të kryeqytetit, prona është kthyer në mekanizmin më të madh të pastrimit të parave, ndërtimit pa kontroll dhe pasurimit të shpejtë. Çdo metër katror i kaluar në mënyrë të dyshimtë nga një dorë në tjetrën nuk është thjesht një procedurë kadastrale, por një krim ekonomik me pasoja afatgjata.

SPAK ka sekuestruar gjatë vitit 2025 pasuri të paluajtshme me vlerë miliona euro, të cilat dyshohet se janë regjistruar përmes dokumenteve të falsifikuara dhe me bashkëpunimin e zyrtarëve të ASHK-së. Kjo tregon se problemi nuk është më administrativ, por penal. Nuk kemi të bëjmë vetëm me burokraci, por me një sistem ku prona tjetërsohet, legalizohet dhe përdoret për të pastruar para.

Në këtë kontekst, Martin Kala nuk mund të trajtohet si një drejtues periferik i një zyre vendore. Ai ka qenë në krye të një drejtorie që kontrollon disa nga zonat më të nxehta të pronës në Tiranë. Për këtë arsye, SPAK duhet të verifikojë të gjitha dosjet e firmosura prej tij, kalimet e pronësisë në zonën e TEG-ut, Farkës dhe Lundrës, legalizimet e miratuara, ndryshimet e kufijve, vendimet për mbivendosje dhe çdo pasuri të regjistruar në emër të familjarëve apo personave të afërt.

Po ashtu, duhet të hetohet roli i noterëve dhe sekserëve që dyshohet se kanë shërbyer si hallka ndërmjetëse mes qytetarëve, biznesmenëve dhe Kadastrës. Në shumë raste, skemat e tjetërsimit të pronave nuk bëhen vetëm me një firmë zyrtari. Ato kërkojnë dokumente, akte noteriale, ekspertiza, harta, matje dhe vendime që prodhojnë një realitet të ri ligjor mbi një pronë që mund t’i jetë marrë dikujt tjetër.

Kjo është arsyeja pse dosja e ASHK-së duhet të jetë një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK. Sepse në këtë histori nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsion zyrtarësh, por për grabitjen e pronës shqiptare. Për qytetarë që kanë pritur me vite njohjen e së drejtës së tyre, ndërsa të fortët dhe të lidhurit me pushtetin kanë marrë certifikata pronësie me shpejtësi.

Nëse SPAK kërkon të godasë realisht ekonominë kriminale, duhet të nisë nga Kadastra. Sepse aty legalizohet paraja e pistë. Aty prona e dyshimtë merr dokument. Aty betoni merr leje morale dhe financiare për të vazhduar. Dhe aty, sipas dyshimeve, njerëz si Martin Kala kanë pasur në dorë çelësin e portës.

Batërdia e dyshuar në ASHK, Drejtoria Vendore Rurale 1 Tiranë, nuk mund të mbetet vetëm në nivel denoncimi mediatik. Dosjet, dokumentet, pasuritë, lidhjet familjare, kompanitë e afërta dhe vendimmarrjet kadastrale duhet të hetohen deri në fund.

Në një vend ku prona ka qenë plaga më e madhe e tranzicionit, çdo zyrtar që e kthen Kadastrën në pazar duhet të mbajë përgjegjësi. Dhe nëse drejtësia nuk ndërhyn tani, porta e pronës shqiptare do të vazhdojë të mbetet në duart e atyre që e hapin vetëm për të fortët, për oligarkët dhe për paranë e pistë.


Shtuar 9.07.2026 00:16

grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoExtrabetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpascasibombetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobet