I kërkohet Avokatit të Popullit ta dërgojë Ligjin për Specialen në Kushtetuese

Përfaqësues të shoqërisë civile, të komunitetit akademik dhe të organizatave për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, që ta procedojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Të lidhura

None found

Sipas kërkesës, Kushtetuesja duhet të shqyrtojë nëse mandati i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë është zgjeruar përtej autorizimit të parashikuar në nenin 162 të Kushtetutës së Kosovës.

Neni 162, paragrafi 1, i Kushtetutës, thuhet në kërkesë, mundëson krijimin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në mënyrë që Republika e Kosovës të përmbushë detyrimet ndërkombëtare që lidhen me Raportin nr. 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 janar 2011, të hartuar nga raportuesi Dick Marty.

Ligji, nga ana tjetër, përcakton se institucionet janë ngritur për të trajtuar procedura mbi pretendime për krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare, të ndërlidhura me pretendimet e raportit dhe të hetuara nga Task Forca Hetimore Speciale. Kjo, sipas nënshkruesve, tregon se Kushtetuta nuk ka autorizuar krijimin e një juridiksioni të përgjithshëm penal pa kufizime.

“Kushtetuta ka mundësuar një mekanizëm të specializuar brenda sistemit të drejtësisë së Kosovës, të përcaktuar për një qëllim kushtetues të caktuar dhe të lidhur me pretendimet që çuan në krijimin e tij”, thuhet në kërkesë.

Nënshkruesit vlerësojnë se përmbledhja e aktgjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e ka nxjerrë më qartë në pah mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të këtyre dispozitave.

Sipas tyre, përmbledhja trajton gjerësisht historinë, organizimin, udhëheqjen dhe strukturat politike e ushtarake të UÇK-së, komunikatat publike, emërimet, shërbimet e inteligjencës, policinë ushtarake, zonat operative, si dhe synimet për pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik e institucional.

“Trupi gjykues ka bërë të ditur se çështja nuk kishte të bënte me legjitimitetin e UÇK-së apo me synimin e saj për një Kosovë të pavarur. Ky sqarim ka rëndësi. Megjithatë, gjerësia e analizës shtron pyetjen nëse lidhja me pretendimet konkrete të Raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka shërbyer si kufi i vërtetë dhe efektiv për juridiksionin, apo si bazë për ushtrimin e një juridiksioni shumë më të gjerë mbi organizimin dhe veprimtarinë e UÇK-së gjatë dhe pas luftës”, thuhet në kërkesë.

Kërkesa paralajmëron se, nëse formulimi “të cilat ndërlidhen me Raportin e Asamblesë së Këshillit të Evropës” kuptohet aq gjerësisht sa të përfshijë çdo krim të pretenduar, individ, strukturë, politikë ose zhvillim me lidhje të përgjithshme historike me UÇK-në, kufizimi i nenit 6 mund të humbasë fuqinë e tij juridike.

Nënshkruesit, emrat e të cilëve janë paraqitur sipas rendit alfabetik:

1. Prof. Dr. Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

2. Abit Hoxha, profesor asistent në Institutin për Studime Nordike dhe të Medias, Universiteti i Agderit, Norvegji.

3. Agon Maliqi, aktivist i shoqërisë civile.

4. Dr. Armend Bekaj, hulumtues në Departamentin për Hulumtime të Paqes dhe Konfliktit, Universiteti i Uppsalës, Suedi.

5. Dr. Artan Mustafa, Universiteti i Prishtinës.

6. Bajram Geci, hulumtues doktorature.

7. Dr. Butrint Berisha, hulumtues.

8. Dr. Fisnik Korenica, profesor i asociuar i së drejtës në Universitetin e Prishtinës.

9. Fisnik Rexhepi, aktivist i shoqërisë civile.

10. Ideal Zhaveli, drejtor ekzekutiv i ACTIVISM ROOTS.

11. Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

12. Jeta Loshaj, aktiviste e shoqërisë civile.

13. Laura Kryeziu, Këshilli për Lidership dhe Zhvillim (LGC).

14. Leonora Kryeziu, drejtore ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

15. Dr. Liridon Lika, ligjërues dhe hulumtues në Qendrën për Studime të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Departamenti i Shkencave Politike, Universiteti i Liezhit, Belgjikë.

16. Dr. Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED).

17. Naim Rashiti, drejtor i Grupit për Hulumtim të Politikave Ballkanike (BPRG).

18. Dr. Nevenka Tromp, ligjëruese e Studimeve Evropiane në Universitetin e Amsterdamit.

19. Dr. Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

20. Dr. Robert Muharremi, profesor asistent në RIT Kosovo.

21. Senad Sabovic, aktivist i shoqërisë civile.

22. Shenoll Muharremi, aktivist i shoqërisë civile.

23. Shpëtim Selmani, poet.

24. Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”.


Shtuar më 25.09.2026 15:29

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet