Plagosja në Vlorë, policia jep detaje

Sot pasite në spitalin e Vlorës një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri.

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen, ku bën të ditur se i plagosuri Ergys Likaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 26.05.2021 20:42