Plagosi fqinjin për parkimin, vetëdorëzohet 31-vjeçari në Tiranë

Dy ditë më parë, një 31-vjeçar plagosi me armë zjarri fqinjin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, është vetëdorëzuar në Polici.

Raportohet se shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikur për jetën, ndërkohë që është sekustruar edhe arma e zjarrit si dhe një sasi municioni luftarak.

Tiranë/Vetëdorëzohet në Polici, 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, më datë 17.02.2024.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. K.(K)., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xh. K., dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.

Si pasojë shtetasi Xh. K. është dëmtuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 19.02.2024 09:49