Pjesë e bandës së Habilajve, 8 vite burg për Reshat Radhimën

GJKKO ka dënuar me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtarin e grupit të Habilajve.

Radhima u shpall fajtor për akuzat e trafikut të drogës dhe grup të strukturuar kriminal. Ai u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë në prill të vitit 2019, për t’u gjykuar nga organet e drejtësisë këtu.

Kujtojmë se disa ditë më parë, GJKKO vendosi dënimin me 37 vite burg në total për katër nga anëtarët e Habilajve, mes tyre dhe kapobandën Moisi Habilaj.

Habialj u shpall fajtor për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 12 vite burg, si dhe grup të strukturuar kriminal, ku është dënuar me 4 vite.


Shtuar 4.06.2021 17:03