Pjesë bandash e trafik kokaine, zbulohet lidhja e 29-vjeçarit që vrau gruan me të fortin e Fierit

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Fier ku një i ri qëlloi me thikë bashkëshorten e tij duke i marrë jetën.

Në kërkim është shpallur shtetasi Demokrat Medinaj, për vrasjen e bashkëshortes.

Por kush është autori:

29 vjeçari që vrau bashkëshorten me thikë pasditen e sotme në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, është nipi i “Ben Qimes”.

Kush është “Ben Qimja”?

Emri i tij është bërë i njohur që në fillim të viteve ’90 në qytetin e Fierit ku pas një përplasjeje për çështje “të fortësh” në qytet, i vrasin babanë. Pikërisht kjo vrasje nisi serinë e eliminimeve në Fier dhe hakmarrjen me fisin Hasani duke rezultuar me një numër të madh të vdekurish.

Sipas autoriteteve italiane të drejtësisë, biznesmeni dyshohet të jetë përfshirë në disa episode të trafikut të kokainës nga Holanda në Itali gjatë periudhës 2004-2005. Të dhënat nga hetimet e vendit fqinj zbardhen në vendimin e Gjykatës së Tiranës që vendosi ekstradimin në Itali të biznesmenit Isufaj.

Në vendimin e shpallur më 8 maj, i zbardhur ditët e fundit, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta, citohen edhe emrat e të dyshuarve si bashkëpunëtorë të Isufajt, si dhe sasitë e lëndës narkotike të trafikuar.

 Njoftimi i policisë për ngjarjen e sotme:

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar 17.03.2021 06:03