Aktori i njohur, Johnny Depp, ka mbërritur ka vizituar ditën e sotme Serbinë, ku është ndalur në kryeqytet, Beograd.
Ai ndodhet aty për premierën e serialit të tij të animuar të prodhuar në Serbi “Pafini”, prodhuar nga “Archangel Studio” nga aktori Milos Bikovic.
Gjatë vizitës së tij, nuk ka munguar një takim me presidëntin serb Aleksandër Vuçiç, i cili e priti me nderim në presidencë.
Presidenti deklaroi se është i nderuar me ardhjen e aktorit meqë edhe mori një dhuratë në lidhje me rolin e Jack Sparroë në filmin “Pirates of the Caribbean”.
Vuçiç ka publikuar edhe disa video me Johnny Depp në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Jam i nderuar me ardhjen e Johnny Depp në vendin tonë, i jam veçanërisht mirënjohës për dhuratën e mrekullueshme që mora”, ka shkruar Johnny.
Për “Piratin e Karaibeve” kjo është hera e dytë që viziton Serbinë. Viti 1992 ka qenë hera e parë për të./albeu.com/
View this post on Instagram