Personat e imunizuar më të rrezikuar nga varianti i ri

Përhapja e variantit të ri të Covid-19, Omicron, ka vendosur në alarm të gjithë botën.

Sipas epidemiologut kryesor të Afrikës së Jugut, Salim Abdul Karim, ky variant është më ngjitës dhe duket se ka më shumë gjasa të infektojë njerëzit që kanë zhvilluar imunitet.

Më konkretisht, sipas epidemiologut, “vaksinat ekzistuese të COVID-19 ka të ngjarë të jenë efektive në parandalimin e sëmundjeve serioze për shkak të mutacionit të ri”. Por sipas shkencëtarëve, nuk dihet ende nëse Omicron shkakton simptoma më të rënda se variantet e mëparshme.

Megjithatë, sipas epidemiologut  ky variant është më ngjitës dhe duket se ka më shumë gjasa të infektojë personat që kanë zhvilluar imunitet ndaj virusit qoftë nëpërmjet vaksinimit ose nëpërmjet infeksionit./albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 14:45