Para takimit të ministrave të mbrojtjes së Bashkimit Europian në Bruksel, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell është prononcuar mbi përshkallëzimin e luftës në Ukrainë dhe përfshirjen e Bjellorusisë në të:
“Ka një referendum të rremë në Bjellorusi që synon ndryshimin e Kushtetutës për t’i dhënë vendit statusin e vendit bëthamor. Kjo është shumë e rrezikshme. Nëse vendi ndryshon statusin e tij si një vend bërthamor, ne e dijmë se ç’do të thotë. Do të thotë që Bjellorusia të bëhet vend bërthamor. Do të thotë, që Rusia të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi. I bëra thirrje qytetarëve të Bjellorusisë për të protestuar mbi këtë dhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë”, është shprehur Borrel .