Përplasjet për kompetencat mes Ramës dhe Metës, Gjykata Kushtetuese merr vendim

Ditën e sotme pritej që të mbahej në Gjykatën Kushtetuese seanca për kompetencat mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se është shtyrë seanca plenare e caktuar në datën 25 prill, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga kryeministri Edi Rama me objekt “ Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit” .

Data e seancës së ardhshme nuk është njoftuar ende nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas kësaj Gjykata, në lidhje me orën dhe datën e seancës plenare do të ndiqen rregullat përkatëse për njoftimin e palëve.