Melania Trump uron të birin për ditëlindje, pse ndjekësit shpërthyen menjëherë ndaj saj

Edhe njëherë sytë janë kthyer nga ish-zonja e parë, Melania Trump. 50-vjeçarja vendosi ta uronte djalin në ‘Twitter’ për ditëlindjen e tij me pak fjalë dhe një foto ku zbulohej dekori me tollumbace të zeza për festën e tij. “Gëzuar ditëlindjen”, shkruante Melania krah postimit.

Shumë përdorues të ‘Twitter’ reaguan ndaj dekorimeve të pazakonta ndërsa të tjerët e mbrojtën ish-zonjën e parë. “Ju mund të kishit gjetur një foto më të gëzuar”, shkroi një përdorues. “Gëzuar ditëlindjen Barron, por përdorimi i numrave të zi për një ditëlindje të 15-të më duket më i çuditshëm”, shkroi një tjetër.

Sakaq pati dhe nga ata ndjekës që shkruan se të gjithë po e ekzagjeronin, ajo është thjesht një nënë që po feston ditëlindjen e djalit të saj.


Shtuar 23.03.2021 12:32