Përplasje të dhunshme para Ministrisë së Arsimit, policia shoqëron me forcë disa protestues

Policia ka nisur shoqërimet e para përpara Ministrisë së Arsimit, ku tensionet janë përshkallëzuar sërish në përballje të dhunshme fizike mes protestuesve dhe efektivëve.

Ndërhyrja e vendosur e forcave të rendit në terren ka pasuar përdorimin e autobotit me ujë me presion, me qëllim largimin e turmës nga perimetri i ndërtesës.

Të lidhura

None found

Gjatë shoqërimeve ka pasur përplasje të forta. Efektivët kanë neutralizuar disa prej protestuesve më aktivë dhe i kanë marrë me forcë për t’i shoqëruar në komisariatet e kryeqytetit.


Shtuar më 13.10.2026 15:33