Një përplasje rrugore ndodhi mesditën e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në aksident u përfshinë një taksi dhe një furgon që transportonte mësues.
Si pasojë e përplasjes, mbetën të lënduara dy gra dhe një vajzë. Të treja u dërguan në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Dyshohet se furgoni me mësues po hynte në superstradë kur u përplas me taksinë. Shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes do të sqarohen gjatë hetimeve.
Policia shkoi në vendin e aksidentit dhe nisi verifikimet për të zbardhur dinamikën e përplasjes mes dy automjeteve.
