Sindi në “luftë” me Përputhen? Shihni kë zgjedh mes Alketa Vejsiut dhe Bora Zemanit (VIDEO)

Sindi Loci është padyshim një nga konkurrentet që do të mbetet gjatë në kujtesën e shikuesve të “Për’puthen”. Ajo u prezantua në programin e dashurisë si një vajzë e virgjër, por që u përfshi në shumë debate të ashpra me personazhet e tjerë. Sëfundmi, Sindi ka qenë e ftuar në emisionin “Në pranga” ku iu është përgjigjur disa pyetjeve tepër pikante.

E pyetur se kë do zgjidhte mes Bora Zemanit dhe Alketa Vejsiut, pa hezituar ajo tha emrin e kësaj të fundit.

“Alketa Vejsiu është këtu lart për prezantueset, (bën me shenjë) të tjerët duhet të vijnë 100 vende poshtë. As që diskutohet që është moderatorja më e mirë në Shqipëri. Është faktike, nuk është thjesht mendimi im”, shprehet Sindi, teksa thekson se në “Love Story” do e konsideronte pjesëmarrjen vetëm për Alketën.

Si të mos mjaftonte kjo zgjedhje që i habiti të gjithë , e pyetur për zgjedhjen e saj mes Vera Grabockës dhe autores së “Për’puthen” Olsa Muhametit, ish-konkurrentja zgjodhi Verën.
“Nuk e njoh personalisht, por mbahet si një nga producentet më brilante”, tha ajo.


Shtuar 9.08.2021 09:30