Përplasi me makinë drejtuesin e motorit, arrestohet i riu në Elbasan

Një 33-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka aksidentuar drejtuesin e një motori dhe më pas ëhstë larguar nga vendngjarja.

Aksidenti ndodhi më 18 shtator në aksin rrugor Cërrik-Selit.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Kamuna, Cërrik, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 18.09.2023, në aksin rrugor Cërrik-Selitë, ka përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtonte, motomjetin me drejtues shtetasin L. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Selitë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi L. Ç. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Automjeti tip “Toyota” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Shtuar 20.09.2023 10:25